Kryeministrin Isa Mustafa, ka filluar ta brengosë interesimi i madh i qytetarëve, të cilët po hedhin firmën kundër marrëveshjeve të Brukselit. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, të cilët po nënshkruajnë peticionin e opozitës janë të painformuar.
Qytetarët duhet të informohen çfarë përmbajnë këto dokumente, kush i votoi ato në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe kush nuk mori pjesë fare në votim, ndërkaq ishte prezent, ka theksuar Mustafa.
Ai po ashtu i ka ftuar mediat që t’i publikojnë dokumentet, në mënyrë që ato të jenë të njohura për qytetarët. Sepse është ironike, që ata që e votuan Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes, të kundërshtojnë marrëveshjet dhe të bashkë-organizojnë peticion e të kërkojnë nënshkrime nga qytetarët që të mos zbatohet Ligji.
“Çështje tjetër është se a është dashur të ndodhë Asociacioni apo jo. Ai nuk do të ndodhte sikur të arrinim ti integrojmë me kohë serbet e Kosovës dhe sikur, me fajin tonë, por edhe të disave nga bashkësia ndërkombëtare të mos mbetet e ndarë pjesa veriore e vendit, nën ndikimin e plotë të Serbisë. Tani, kjo është zgjidhja që përkrahet nga miqtë tanë, të cilët na ndihmuan ta çlirojmë vendin, ta shpallim pavarësinë dhe ta ndërtojmë shtetin e pavarur,” ka shkruara Mustafa në profilin e tij në FB./tesheshi.com/