Kryeministri i Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka mohuar se shtyrja e vendimit për Specialen ka të bëjë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
“Dëshiroj të sqaroj, se shtyrja e vendimit për Dhomat e Veçanta të Gjykatës Speciale, nuk kanë të bëjnë me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Mogherini, ashtu siç është dhënë në disa media elektronike. Zonja Federica Mogerini ka inkurajuar marrjen e vendimit, sot në një bisedë telefonike me mua, por version i Ligjit për dhomat e veçanta të cilin e kemi marrë sot nuk ka qenë i përgatitur teknikisht për t’u trajtuar në Kuvend dhe po ashtu ka pasur nevojë të shohim edhe njëherë disa dispozita në tekstin e fundit , për të reflektuar”, ka shkruar Mustafa.