Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Analiza/ Mafia e futbollit dhe e vërteta e skandalit

Nga te Sheshi
30/05/2015
në Artikuj të përzgjedhur, Sport
Reading Time: 5 mins read
A A
Analiza/ Mafia e futbollit dhe e vërteta e skandalit

Nga Ian Buruma

Disa e kanë përngjasuar FIFA-n me MAFIA-n dhe Blatteri, i lindur në një fshat të vogël zviceran, është pagëzuar me emrin “Don Blaterone”. Kjo nuk është tërësisht e drejtë. Me aq sa dimë ne, nuk janë bërë porosi për vrasje nga ana e zyrave qendrore të FIFA-s në Zyrih. Por fshehtësia e organizatës, kanosja ndaj rivalëve të atyre që janë në krye, si dhe mbështetja e saj tek favoret, rryshfetet dhe borxhet e kaluar, janë krahasime shqetësues me botën e krimit të organizuar

E vetmja surprpizë në lidhje me arrestimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-s në një hotel zviceran, herët në mëngjesin e 27 majit, vjen prej faktit që një gjë e tillë ndodhi. Shumica e njerëzve supozonin se këta njerëz të përkëdhelur, me kostume të shtrenjtë, që qeverisin federatën botërore të futbollit, ishin përtej rrezes së ligjit. Cfarëdolloj zërash apo lajmesh që të qarkullonin për rryshfete, pagesë haraçesh, manipulime votimesh dhe praktika të tjera të dyshimta, Presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe kolegët e tij dilnin gjithmonë pa as edhe një gërvishtje.

Deri tani, kundër 14 personave, drejtues aktualë apo të mëparshëm të FIFA-s, janë ngritur auza për mashtrim dhe korrupsion në SHBA, ku prokurorët i akuzojnë, mes të tjerash, për përftimin e 150 milionë dollarëve, mes rryshfeteve dhe haraçeve. Dhe prokurorët federalë në Zvicër janë duke investiguar marrëveshje të dyshimta prapa vendimeve për t’i dhënë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2018 dhe 2022, respektivisht Rusisë dhe Katarit.

Sigurisht, ka një histori të gjatë dallaveresh në sportet profesionistë. Për shembull, mafiozët në Amerika kanë patur një interes të kahershëm në sportin e boksit. Edhe cricket-i, një lojë dikur për xhentëlmenë, është njollosur tashmë prej infiltrimit të rrjeteve të bastexhinjve apo ustallarëve të tjerë të mashtrimit dhe hilesë. FIFA është thjeshtë lopa për t’u mjelë më e pasur, më e fuqishme e botës.

Disa e kanë përngjasuar FIFA-n me MAFIA-n dhe Blatteri, i lindur në një fshat të vogël zviceran, është pagëzuar me emrin “Don Blaterone”. Kjo nuk është tërësisht e drejtë. Me aq sa dimë ne, nuk janë bërë porosi për vrasje nga ana e zyrave qendrore të FIFA-s në Zyrih. Por fshehtësia e organizatës, kanosja ndaj rivalëve të atyre që janë në krye, si dhe mbështetja e saj tek favoret, rryshfetet dhe borxhet e kaluar, janë krahasime shqetësues me botën e krimit të organizuar.

Sigurisht, mund të zgjedhësh ta shohësh FIFA-n si një organizatë jofunksionuese, dhe jo si një sipërmarrje kriminale. Por edhe në këtë skenar për dashamirës, një pjesë e mirë e paligjshmërive janë rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës totale të transparencës tek federata. I gjithë operacioni kryhet nga një grup i vogël dhe i lidhur ngushtë burrash (gratë nuk kanë punë në këtë biznesë të errët), dhe të gjithë këta i janë mirënjohës shefit të madh. Kjo gjë nuk nisi me Blaterin. Ishte paraardhësi i tij, braziliani Joao Havelange, i cili e shndërroi FIFA-n në një perandori të pasur dhe të korruptuar, duke përfshirë gjithnjë e më shumë vende në zhvillim, votat e të cilëve për shefat bliheshin me gjithfarësoj marrëveshjesh marketingu dhe mediatike.

Sasi shumë të mëdha parash që vinin prej Coca-Colas dhe Adidasin hidheshin në sistem, deri në xhepat e sundimtarëve të Botës së Tretë, dhe, sipas akuzave, edhe të vetë Havelanges. Coca Cola ishte sponsori kryesor i Kupës së Botës 1978 në Argjentinë, që në atë kohë udhëhiqej nga një juntë brutale ushtarek .

Blateri nuk është aq i pagdhendur sa Havelange. Ndryshe nga braziliani, ai nuk shoqërohet haptas me banditë. Por, edhe pushteti i tij varet prej votave të vendeve që janë jashtë Europës Perëndimore, dhe ashtu si në të kaluarën, edhe besnikëria e tyre sigurohet përmes premtimeve për para nga të drejtat televizive dhe marrëveshje me kompanitë e mëdha. Në rastin e Katarit, kjo gjë nënkuptonte ndryshimin e Kupës së Botës në një klimë jo të përshtatshme, apo ndërtimin me nxitim të stadiumeve, duke shfrytëzuar punëtorë të paguar keq, e me të drejta të cunguara.

Ankesat e europianëve pakëz më të rafinuar, gjejnë menjëherë kundërpërgjigje me akuza për sjellje neo-kolonialiste, apo edhe racizëm. Në të vërtetë, pikërisht kjo e bën Blaterin një njeri tipik të kohëve të sotme. Ai është një operator i pamëshirshëm, që paraqitet si kampion i botës në zhvillim, që mbron interesat e afrikanëve, aziatikëve, arabëve dhe amerikano jugorëve, kundër Perëndimit arrogant.

Gjërat kanë ndryshuar, që nga koha kur njerëz të korruptuar nga vendet e varfër, paguheshin për të çuar përpara interesat politike apo tregtare të Perëndimit. Kjo gjë ndodh ende, sigurisht. Por tani, paraja e madhe, më shpesh nxirret jashtë Perëndimit, në Kinë, në Gjirin Persik, e madje edhe në Rusi.

Biznesmenët, arkitektët, artistët, presidentët e universiteteve, dhe drejtorët e muzeumeve në Perëndim – ose cilido që ka nevojë për sasi të mëdha parash për të financuar projektet e veta – tani bisedon me autokratët joperëndimorë. Po kështu veprojnë edhe politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike. Dhe disa – mendoni Toni Blerin – e kthejnë në një karrierë post-qeveritare.

Kënaqja e dëshirave të regjimeve autoritarë dhe rendja pas interesave të errëta të biznesit nuk është një sipërmarrje e shëndetshme. Aleanca bashkëkohore e interesave perëndimore – në arte dhe arsim të lartë, ashtu sikurse dhe në sporte – me fuqi të pasura, jodemkratike, kërkon edhe kompromise, të cilët mund të dëmtojnë lehtësisht reputacionet e krijuar tashmë.

Një mënyrë për të shmangur vëmendjen është që të huazosh retorikën e vjetër anti-imperialiste të të majtës. Të kesh të bësh me despotë dhe manjatë të dyshimtë nuk është më korrupsion, por është fisnike. Shitja e ekskluzivitetit të një universiteti apo një muzeu tek një shtet i Gjirit, ndërtimi i një tjetër stadiumi të madh në Kinë, apo fitimi i parave përmes favoreve në futboll për Rusinë dhe Katarin është progresiste, antiraciste, si dhe një triumf i vëllazërisë globale dhe vlerave universale.

Ky është aspekti më irritues i FIFA-s së Blaterit. Korrupsioni, blerja e votave, etja absurde e shefave të futbollit për prestigj ndërkombëtar, gjokset e fryrë e të mbushur me medalje dhe dekorata – të gjithë këto janë normale, natyrisht. Por, është hipokrizia që të torturon.

të ankohesh për largimin e fuqisë dhe influencës globale nga Europa dhe SHBA është e kotë. Dhe ne nuk mund të parashikojmë me saktësi pasojat politike të këtij ndryshimi. Por, nëse historia e trishtë e FIFA-s na mëson diçka, mund të jemi të sigurtë që, çfarëdolloj forme të marrin qeveritë, ajo që sundon është sërish paraja.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – The Soccer Mafia

(marrë nga http://bota.al/

Tags: analizemafia e futbollit

Të ngjashmeLajme

Katari, nën presion për shkak të homoseksualëve
Sport

Katari, nën presion për shkak të homoseksualëve

24/06/2022
Në gjyq për Maradonën…
Sport

Në gjyq për Maradonën…

23/06/2022
Mane, gati për te Bayern-i: diferenca, jo vetëm në tatuazhe!
Kryesore

Mane, gati për te Bayern-i: diferenca, jo vetëm në tatuazhe!

22/06/2022
Lajme të tjera
Veliaj: Bashkia e re do të hipotekojë 385 pallate

Veliaj: Bashkia e re do të hipotekojë 385 pallate

Kosova: Kush punëson 50 veta, i hiqet taksat për 4 vjet

Kosova: Kush punëson 50 veta, i hiqet taksat për 4 vjet

Blatter pas rizgjedhjes, sulmon Europën dhe SHBA-në

Blatter pas rizgjedhjes, sulmon Europën dhe SHBA-në

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

12 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

13 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

15 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

16 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist