Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Muslimanët e Bolonjës: “Ne jemi pjesë e këtij qyteti”

Nga te Sheshi
02/08/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Muslimanët e Bolonjës: “Ne jemi pjesë e këtij qyteti”

Numri i muslimanëve është rritur me të shpejtë në këtë qytet italian, por planet për të ndërtuar një xhami kanë qenë të diskutueshme

 Nga Sean O’Neill

Në një të premte në periferi të Bolonjës, ku rrugët e ngushta me portikë i lënë vendin përkundjes së qetë të grunajave të arta, mund të shihni qindra muslimanë të bëjnë tutje. Ata mblidhen në një magazinë të vjetër, të kthyer në Qendrën Kulturore Islame të Bolonjës, në xhaminë më të madhe të qytetit.

Një të xhuma të fundit gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, mbi 100 adhurues ishin në zhurishten jashtë, ndërsa binaja ishte plot e përplot.

“Ishim dhjetëra që faleshim në qendrën tonë,” thotë Mohammed Redwan Altounji, drejtuesi i qendrës kulturore. “Tani jemi mijëra.”

Altounji arriti në Itali nga Siria 49 vite të shkuara, si një student mjekësie. Ai është tashmë 71 vjeç.

Bolonja, e quajtur ndryshe “E Kuqja”, është e njohur për universitetin e saj, më të vjetrin në Europë, dhe për historinë e politikës majtiste.

Ajo nga 2007-ta në 2009-ën ishte qendra e një drame politike të shkoklavitur ngadalë rreth planeve për të ndërtuar një xhami.

Në një moment gjatë vitit 2007, Roberto Calderoli i partisë së ekstremit të djathtë, Lega Nord-it, atë kohë zëvendëspresident i senatit italian, bëri thirrje për një “Ditë Derri”, gjatë së cilës kundërshtarët e xhamisë do të silleshin me derra rreth vendit të propozuar, në një përpjekje për ta çshenjtëruar atë.

“Ngaqë Bolonja nuk ka shumë histori të politikës të së djathtës, zyrtarët e qytetit e pranuan projektin, dhe kurrë nuk e pritën kundërshtimin që pasoi,” thotë Dino Cocchianella, drejtori i Institutit Për Përfshirje Shoqërore të Bolonjës, një degë e qeverisjes lokale.

Kundër xhamisë u organizua një koalicion i mbështetësve të Lega-s, i klerit katolik dhe i grupeve të shoqërisë civile.

“Zyra jonë nxit dhe i bën jehonë një modeli të integrimit të bazuar në përfshirjen,” shpjegoi Cocchianella. “Kjo do të thotë se çdo bashkësi mëson nga tjetra, e pasurohet prej saj; përkundër asimilimit, që thotë, unë ju pranoj nëse bëheni si unë,” u shpreh ai. “Druhem se shumica e banorëve të Bolonjës nuk janë të hapur tani ndaj modelit të përfshirjes. Ka një frikë nga emigracioni, ka një ndjenjë të të qenit i pushtuar,” vijoi i lartpërmenduri.

Sipas statistikave të qytetit, përqindja e banorëve të Bolonjës me nënshtetësi të huaj është trefishuar që nga 2002-shi, në 15 për qind të popullsisë.

Qyteti kishte dhënë një leje ndërtimi për një pjesë të pronës të blerë nga Qendra Kulturore Islame. Por ai filloi të zmbrapsej përballë kundërshtisë. Pati fjalë se xhamia do të qe e stërmadhe, me minaren më të lartë në Europë, dhe se qendra ishte e lidhur me UCOII-në, një bashkim i qendrave islame italiane. UCOII-ja nuk është njohur nga qeveria italiane, dhe është përshkruar në mënyra të ndryshme nga kundërshtarët e xhamisë, si e afërt me Arabinë Saudite, apo me Vëllazërinë Muslimane. Por Altounji u përgjigjet kundërshtimeve, duke thënë se ato janë “fantazi e kulluar”. “Pashë një grua të intervistuar në televizion të thoshte se kishte dëgjuar se ne po ndërtonim një minare 35 metra të lartë. Nga e gjeti ajo një ide të tillë? Ne propozuam një tre apo katër metra të lartë,” bën me dije ai. Pretendimet se xhamia do të ndërtohet nga paratë saudite janë “një trillim,” shkon më tej Altounji. “U betohem se kurrë nuk kemi marrë para, kurrë nuk kemi qenë në kontakt me një vend të huaj.”

Çështja mori akoma më për keq në vitin 2008, kur Virginio Merola, asokohe anëtar i këshillit bashkiak të qytetit, me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, dhe tani kryetar i bashkisë, i quajti kontaktet e qytetit me bashkësinë muslimane si të “pabesueshme”. E zhgënjyer dhe e ofenduar, Qendra Kulturore Islame e ndërpreu për gjashtë vite komunikimin me qytetin.

Një fillim i ri

Atmosfera nuk është përmirësuar shumë që atëherë, veçanërisht me vërshimin e tanishëm të emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, e me spikatjen e Lega Nord-it ksenofobik si partia më me peshë e së djathtës italiane.

Udhëheqësit e Lega-s përkujtuan vdekjen këtë muaj të kardinalit Giacomo Biffi, ish-argjipeshkëv i Bolonjës, duke sjellë në vëmendje pikëpamjet e tij mbi Islamin si një kërcënim për Europën kristiane.

Alan Fabbri, udhëheqësi i Lega-s për rajonin e Emilja Romanjës, ku gjendet Bolonja, u bëri thirrje italianëve katolikë të mos i “dorëzohen mirëbërësisë” dhe ta mbrojnë identitetin e tyre kristian përballë invazionit islam.

Kjo lloj retorike e bëri bashkësinë muslimane të Bolonjës ta thyente heshtjen.

“Do ta shihja Islamin të sulmuar në shtyp dhe do të mendoja se nuk paska asnjë për t’u përgjigjur për ne,” shpjegoi Yassine Lafram, 29 vjeç, një anëtar i këshillit drejtues të Qendrës Kulturore Islame, e themelues dhe bashkërendues i Bashkësisë Islame të Bolonjës (CIB), një bashkim i tetë prej 13 xhamive të qytetit.

Konferenca e shtypit inauguruese që deklaroi formimin e CIB-it u mbajt në verën e vitit 2014 në bashkinë e qytetit, për të theksuar perceptimin e bashkësisë muslimane mbi veten si pjesë e Bolonjës.

Pyetja e parë nga gazetarët qe rreth ndërtimit të një xhamie, por Lafram-i u përgjigj duke thënë se nuk ishte një përparësi.

“Synimi ynë tani është ta bëjmë të njohur Islamin në Bolonjë. Nuk duam që shtypi ta nxisë axhendën tonë,” tha ai. Prej asaj kohe, Lafram-i, i cili ka lindur në Marok dhe ka jetuar në Itali për 18 vite, ka marrë pjesë në duzina aktivitetesh rreth qytetit, duke përfshirë diskutimet mbi ekstremizmin dhe lutjet ndërfetare.

Arman Tanna, 30 vjeç, është koordinator i CIB-it në bashkësinë bangladeshase, që përbën shumicën në gjashtë prej 13 xhamive të Bolonjës.

Xhamia e tij, më e madhja, mund të mbajë 250 adhurues, dhe është në katin e dytë të një ndërtese të padallueshme nën një urë.

“Çfarë na mungon tani është dukshmëria për bashkësinë tonë,” shprehet ai. “Ne kemi xhami, po ato janë të padukshme.”

Ai gjithashtu theksoi se misioni i CIB-it është angazhimi komunitar, jo ndërtimi i xhamive. “Ne duam të jemi transparentë për komunitetin jashtë, sepse frika vjen nga padituria,” tha Tanna.

Një minare në qiell?

Irene, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos thuhej, është një mësuese 30-vjeçare e fesë në një shkollë fillore në Bolonja, dhe ka organizuar vizita në xhaminë e Lafram-it.

Megjithatë, ideja e minareve në horizontin e Bolonjës, apo e thirrjes për falje në mjedisin e saj, është turbulluese për të.

“Mendoj se është një frikë irracionale që vjen nga ideja se prania e ‘tjetrit’ nënkupton dobësinë e njeriut të shtëpisë,” shpjegoi ajo.

Por Don Stefano Ottane, një prift katolik që nisi në vitin 2001 një dialog ndërfetar të përdymuajshëm, thotë se mund ta imagjinojë një minare në qiellin e Bolonjës përgjatë dhjetë viteve.

“Në kishë ka mendime të ndryshme mbi çështjen,” shtoi ai në mënyrë diplomatike. “Rruga për të mbërritur atje është përmes lutjes ndërfetare. Kjo është mënyra si ju e lëvizni kishën.”

“Shpresoj që diskutimi të jetë mbyllur,” thotë Cocchianella mbi një lëvizje të ardhshme për të ndërtuar një xhami. “Si për Islamin dhe për qytetin.”

Eshtë e sigurt se turma e Lega-s nuk do të bindet kurrë. Por janë të tillët si Don Stefano, Irene, dhe Dino Cocchianella me të cilët shpreson të punojë bashkësia muslimane.

“Duam të arrijmë të kuptojmë bashkë me komunitetin se ne, Bolonjës, i nevojitet kjo si një qytet. Nevoja jonë për një xhami ka për t’u bërë perceptimi i tyre mbi realitetin,” tha Yassine.

Dhe sa për këtë, ata nuk e shohin të nevojshme të nxitojnë. Tekembramja, nuk po shkojnë gjëkundi.

“Ne jemi banorë të Bolonjës të besimit islam. Po e njohim komunitetin me të drejtat dhe detyrimet tona. Ne jemi në shtëpi këtu, dhe do të durojmë!” /tesheshi.com/

Marrë nga Al Jazeera – Përktheu: Bujar M. Hoxha

Të ngjashmeLajme

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?
Sociale & Shoqëri

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?

30/01/2023
Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni
Diplomaci

Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

30/01/2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale & Shoqëri

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30/01/2023
Lajme të tjera
Benitez fillon me operacionin “fshesa”

Benitez fillon me operacionin “fshesa”

Ronaldo i blen një ishull në Greqi agjentit të tij

Ronaldo i blen një ishull në Greqi agjentit të tij

VIDEO/ Si të shëtisni nëpër botë për 3 minuta, një udhëtim i paparë

VIDEO/ Si të shëtisni nëpër botë për 3 minuta, një udhëtim i paparë

TË FUNDIT

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?

Pas 12 vitesh në koma: ç’farë i tha familjes në zgjim?

9 orë Më parë
Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

12 orë Më parë
Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

Boris Johnson: Si më kërcënoi Putin

14 orë Më parë
Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

Formula 1: Audi blen një aksion në ekipin e Sauber

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

Sqarimi amerikan: Çfarë do jetë çfarë jo Asocacioni

30/01/2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30/01/2023
Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

Analisti: Nëse vërtet Perëndimi do paqe mes Kosovës dhe Serbisë…

30/01/2023
Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist