Muri serb tek Ura e Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës, ka qenë sërish temë debati në Kuvendin e Kosovës.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Mustafa se muri është produkt i bisedimeve në Bruksel, por shefi i qeverisë së Kosovës është mbrojtur duke thënë se asnjë mur nuk është paraparë në bisedime apo firmosjen e marrëveshjeve
“Në bisedime është nënshkruar vendimi për rikonsturimin e urës, që të ketë komunikim mes pjesëve veriore dhe jugore të vendit”, tha Mustafa.
Ndërsa kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë një përbetim prej “të forti” lidhur me murin serb, duke paralajmëruar rrënimin e tij me çdo çmim.
“Të jetë një mur në shekullin e 21 në mes të Evropës, jo që është e papranueshme por është një turp. Nëse muri nuk do të largohet shumë shpejt në mirëbesim, atëherë ne do të veprojmë si institucione dhe do ta rrënojmë, të gjitha konsekuencat do ti bartin pastaj ata që e kanë bërë”, tha Veseli.
Dhe sipas tij, është momenti që Brukseli të shoh se çfarë pengesa e bllokada po bën Serbia. /tesheshi.com/