Në një kohë kur është bërë shembull nga trajneri Panuçi, me përjashtimin nga kombëtarja në 2 ndeshjet e rradhës, Sokol Cikalleshi ka bërë të ditura edhe shkaqet e mosparaqitjes në kohë me kombëtaren.
Ai ka njoftuar kalimin tek skuadra e Osmanlisporit, për një kontratë 3-vjeçare. Ka qenë pikërisht dakordësia e klubit të tij Basaksehir me klubin e ri Osmanlispor, po në Turqi, si edhe nevoja e nënshkrimit të kontratës, ajo që e ka vonuar për të qenë në kohë nën urdhërat e Panuçit.
Shitja e tij u mundësua për 2 milion euro dhe vetë sulmuesi do të përfitojë 2.5 milion euro për 3 vite që do aktivizohet me Osmanlispor. /tesheshi.com/