Forumi Ekonomik Botëror i Davosit në Zvicër, ndër më prestigjozët në llojin e vet, pasi mbledh kupolën e udhëheqjes botërore e jo vetëm, do ketë këtë viti tre mungesa të mëdha, që gati-gati ia ulin prestigjin, së paku këtë edicion.
Presidenti Trump anulloi vajtjen atje javën e ardhshme për shkak të bllokadës së qeverisë amerikane – tha Shtëpia e Bardhë.
“Nga respekti për 800,000 punonjës të SHBA të cilët nuk paguhen, si dhe për të siguruar mbështetje për ta, Presidenti Trump ka anuluar udhëtimin e delegacionit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders.
Po ashtu dhe presidenti francez Emanuel Macron nuk do të marrë pjesë këtë vit për shkak të fushate bashkëbisedimi me popullin në kuadër të një debati kombëtar, diktuar pas lëvizjes së “jelekverdhëve”. E së fundi është njoftuar dhe anullimi i pjesëmarrjes dhe i kryeministres britanike Theresa May, i cili është e zënë me hallin e Brexit.
Në Davos priten të jenë 3,000 pjesëmarrës, nga të cilët 65 krerë shtetesh ose qeverish. /tesheshi.com/