Një debutim prej modeli për revistën GQ Middle East që kishte bërë me modelen braziliane Alessandra Ambrossio i ka kushtuar me komente negative yllit të Liverpoolit Muhamed Salah, i cili deri tani njihej për jetë modeste dhe praktikim të përpiktë të besimit të tij islam.
Komentet në mediat sociale kanë qenë të rënda, ku disa thoshin se nuk po e njihnin figurën që kishte bashkuar fansat e futbollit dhe kishte ofruar spektakël si rrallëkush.
Salah, i cili edhe vet ka shpjeguar se vjen nga një familje konservatore, në disa momente dukej se ndjehej në siklet në praninë e modeles që i hidhte duart në krah.
Për ndjekësit, kjo skenë nuk ishte ajo që prisnin.
“Ti je i martuar dhe nuk ke pse lejon dikë të të hedhë duart në krah”, shkruanin disa. Ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë dhënë përgjigje epike ndaj kritikuesve, duke thënë se nuk duhet ngatërruar figurat fetare me ato sportive që nga dëshira e tyre ndjekin besimin.
Salah, i cili ka më shumë se 33 milion ndjekës në Instagram, ka zgjedhur heshtjen. Edhe ky opsion, duket se i shkon karakterit të tij të deritanishëm. /tesheshi.com/