Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka dorëzuar ditën e premte një notë proteste Greqisë në lidhje me planet për kërkimin e rezervave të hidrokarbureve në detin Jon.
Nota e protestës i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë, Rokanas, në të cilën bëhet e ditur se zona e mbuluar nga këto kërkime përfshin pjesë të shellfit kontinetal të vendit fqinj.
Gazetat greke bëjnë me dije se ka qenë pikërisht kjo notë proteste që është bërë shkak i anulimit të takimit mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe ambasadorit shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi.
Lëvizja diplomatike e ditës së premte është e fundit në konfliktin e vazhdueshëm mes Athinës dhe Tiranës sa i përket të drejtave të eksplorimit.
Dy vendet nënshkruan një marrëveshje në vitin 2009 duke krijuar kështu një zonë ekonomike ekskluzive por duke vendosur edhe kufijtë detarë dhe shellfin kontinental.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese Shqiptare anuloi marrëveshjen pas veprimit të Edi Ramës./tesheshi.com/