Media të rëndësishme botërore i kanë dhënë hapësirë situatës së motit të rënduar në Shqipëri dhe në radhë të parë viktimave të shkaktuara.
U.S. News & World Report e titullon shkrimin e saj për Shqipërinë: Një punonjës energjie gjen vdekjen, plagosen 3 të tjerë si pasojë e motit të keq”.
Kjo media, duke iu referuar agjencisë së lajmeve Asociatet Press, thekson se “Moti i keq ka sjellë viktima në Shqipëri, ndërkohë që pasojat në terren janë të rënda. Shirat e furishme kanë përmbytur rrugë dhe toka bujqësore”.
AP thekson se në katër ditët në vazhdim do të ketë reshje të pandalura dhe parashikohen që pasojat të përkeqësohen edhe më shumë.
Edhe Washington Post, e titullon shkrimin e saj për Shqipërinë me rastin e vdekjes së elektriçistit në Shkodër.
Ndërkaq, agjencia kineze e lajmeve Xinhua, që është një nga mediat me lexueshmërinë më të madh botërore, i ka kushtuar një hapësirë situatës së motit të keq në Shqipëri.
“Moti i keq, rëndon Shqipërinë, shteti është në gatishmëri”, shkruan Xinhua, e cila thekson më tej se “në kufirin me Malin e Zi janë përmbytur më shumë se 40 hektarë tokë, kurse në jug të vendit situate po përkeqësohet”.
Agjencia kineze thekson se qendra e Emergjencave në BE pritet të shqyrtojë sot rastin e Shqipërisë për të ndërhyrë për ndihmë. /tesheshi.com/