Ndërkohë që Franca po përgatit sulmet e tjera ajrore mbi Rekën, të konsideruar edhe si kryeqytetin e ISIS, Moska kërkon një koalicion kundër terrorizmin si ajo kundër Hitlerit. Ndërkaq, kryeministri britanik Cameron është shprehur se “Britania e Madhe duhet të bëjë më shumë kundër ISIS”. “Kemi nevojë për një strategji të plotë dhe komplekse”, thotë ai. Nga ana e saj, Italia, nëpërmjet ministrit Pinotti siguron Francën për disponibilitet të plotë por përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje në Siri.
Gjatë natës janë lëshuar nga 10 aeroplanë një total prej 16 bombash, të cilat kanë shkatërruar një qendër komanduese dhe një kamp trajnimi në Rekë. “Sulmi është koordinuar me forcat e SHBA-së”,- ka bërë me dije ministri i mbrojtjes së Francës, ndërsa ka bërë me dije se objektivat janë identifikuar gjatë misionit.
Ndërkaq, Duma ruse u ka kërkuar vendeve evropiane, të Amerikës së veriut dhe të Lindjes së Mesme të krijojnë një koalicion kundër terrorizmit të ngjashëm me koalicionin kundër Hitlerit. “Ka ardhur momenti që vendet më të mëdha të botës të bëjnë një hap pavarësisht taktikave të tyre të ndryshme dhe të formojnë një koalicion të përbashkët kundër terrorizmit”,- lexohet në deklaratën e lëshuar nga dhoma e ulët e parlamentit rus./tesheshi.com/