Konsumi i alkoolit nuk është i këshillueshëm e aq më tepër përpara se të nisësh një udhëtim me avion. Këtë e di mirë 27 vjeçari amerikan Jeff Rubin, i cili ka përjetuar një eksperiencë të keqe, në lidhje me alkoolin gjatë fluturimit.
Pasi ka fjetur thuajse gjatë gjithë udhëtimit, i riu u zgjua dhe nisi të urinojë në sedilje përpara pasagjerëve, në sedilje si edhe tek vendi i bagazheve. Pasi mbaroi së bëri këtë veprim, u ul në vendin e tij dhe e zuri gjumi.
Siç raporton Daily News, Jeff Rubin u arrestua pas këtij incidenti të ndodhur gjatë udhëtimit Jet Blue nga Anchorage në Portland, Oregon. Sipas pasagjerëve dhe punonjësve të kompanisë ajrore, të riun e ka zënë gjumi gjatë pjesës më të madhe të udhëtimit. Më pas, rreth 30 minuta përpara se avioni të zbriste në pistë, i ka dalë gjumi dhe ka nisur të urinojë.
Në raportin e policisë lexohet se amerikani ka humbur ekuilibrin dhe ndërgjegjen, çka ka shkaktuar situatën e pazakontë./tesheshi.com/