Anemia– Bananet janë të pasura me një dozë të madhe hekuri dhe për pasojë ndihmojnë për të luftuar aneminë.
Kockat– Bananet janë ndër frutat më të mira për të pasur kocka të shëndetshme. Kjo në sajë të pranisë së fruktoligosaharideve. Gjithashtu bananet lejojnë një absorbim më të mirë të kalciumit, gjë që parandalon osteoporozën dhe dobësimin e kockave për shkak të plakjes.
Mbrojnë zemrën– Potasi që gjendet tek bananet, ndihmon për të ulur presionin e gjakut, duke ndihmuar në qarkullimin normal të tij. Fibrat e pranishme në këtë frut ndikojnë edhe për të eliminuar kolesterolin.
Veshkat– Bananet ndihmojnë për të mbrojtur veshkat. Potasi ndihmon për të rregulluar lëngjet e trupit. Ndër të tjera polifenolet dhe antioksidantët që përmbajnë stimulojnë funksionimin korrekt të veshkave.
Kapsllëku– Bananet përmbajnë sasi të mjaftueshme fibrash të cilat ndihmojnë për të rregulluar lëvizjet në aparatin tretës. Ndihmojnë për të luftuar kapsllëkun dhe parandalojnë kancerin në zorrën e trashë.
Ulçera– Bananet janë të njohura për faktin se qetësojnë dhimbjet e stomakut. Elementët organikë që përmbajnë, stimulojnë aktivitetin e qelizave në stomak, duke krijuar një barrierë mbrojtëse kundër acideve. Gjithashtu eleminojnë bakteret e dëmshme të lidhura me zhvillimin e ulçerës në stomak.
Sytë– Bananet janë të pasura me antioksidantë, karotenoide dhe minerale. Mund të parandalojnë degradimin makular, kataraktin dhe glaukomën.
Dhimbjet menstruale– Bananet, njëlloj si kumbullat dhe fiqtë ndihmojnë për të riekuilibruiar nivelin e fibrave në trup. Fibrat kontribuojnë për të nxjerrë nga trupi estrogjenet.
Dobësimi– Bananet janë të shkëlqyera, për ata që duan të humbin peshë. Përveçse përmbajnë 90 kalori, përmbajnë shumë fibra dhe janë mjaft të lehta për t’u tretur. Ndër të tjera kanë shumë pak yndyrë. /tesheshi.com/