Është një frut me veti energjike shumë të larta aq sa cilësohet i përsosur për sportistët dhe veç se sjell shumë përfitime për shëndetin. Veç se një frut i shijshëm, banania mund të përdoret edhe për shumë qëllime të tjera.
Ajo përmban fibra solubile, një substancë që ndihmon tretjen dhe mban larg depresionin si dhe triptofanin, i cili rrit prodhimin e sterotoninës, hormonit që stimulon humorin e mirë.
Te gjithë e dinë se lëkura e bananes është mjaft e trashë kur ajo është jeshile, e papjekur mirë, çka bën që edhe vetë banania të jetë paksa e hidhur. Sekreti i saj qëndron tek pjekja, e cila kërkon një kohë të caktuar, çka çon edhe në ngjyrosjen e hollimin e lëkurës.
Mirëpo, me lëkurën e bananes mund të bëni edhe një çaj, të ilin nëse e konsumoni në mëngjes, do të keni rezultatet e dëshiruara gjatë gjithë ditës, për një organizëm në formë dhe që nuk do të ndiejë urinë. Mjafton të zieni për 10 minuta në ujë lëkurën e bananes dhe më pas të shtoi pak sheqer nëse dëshironi.
Por ju mund ta përdorni edhe si produkt ushqimor të kombinuar me mishin. Mund të merrni një fetë mishi dhe pasi ta marinoni, të mbushni me banane të shtypur e ta fusni në furrë për ta pjekur.
Parandalon rrudhat: Sasitë e madha të potasit, hekuri, magnezi, vitamina A, vitamina B dhe vitamina E që ndodhet në brendësi të lëkurës së bananes, e mabn të re lëkurën e fytyrës, në të cilën vendoset për 20 minuta banania e prerë në copa./tesheshi.com/