Përfaqsuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini i ka tërhequr vëmendjen Beogradit për normalizimin e raporteve me Prishtinën, si kusht për anëtarësim.
Por ajo “njohjen”, nuk e ka përmendur si kusht.
“Anëtarësimi i Serbisë në BE është i varur dhe do të ndodh me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne e duam Serbinë në BE por ajo duhet t’i plotësojë kushtet”, ka thënë Mogherini.
Edhe beteja diplomatike e Beogradit me Brukselin deri më tani, ka qenë shmangja e “njohjes”. /tesheshi.com/