Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian Federika Mogerini, ka mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Hahn, ku kërkoi që liderët politik të Maqedonisë ta respektojnë marrëveshjen e 2 qershorit për tejkalimin e krizës politike.
Në takimin e sotëm me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë i obliguar për eurointegrime Fatmir Besimi, zonja e parë e diplomacisë së BE-së e përsëriti të njëjtën që ia kumtoi Han në takimin e djeshëm që do të thotë partitë politike t’i vendosin interesat shtetërore mbi interesat. Sipas tij, gjatë javës së ardhshme në Këshillin e BE-së do të ketë diskutime për Republikën e Maqedonisë dhe me shqetësim të madh Brukseli do ta ndjekë situatën në shtetin tonë.
“Ata presin që liderët politik të tregojnë pjekuri politike dhe gatishmëri për gjetjen e zgjidhjeve për implementimin e asaj që është arritur si marrëveshje në Shkup”, shtoi Besimi.
Zëdhënësja e Sërbimit evropian të punëve të brendshme, Maja Kocijançiç tha se përfaqësuesja e lartë ka shprehur pritje të qartë të Bashkimit Evropian se interesi i vendit dhe qytetarëve të tij do të vendoset mbi interesat partiake në këto kohëra të vështira.