Gruaja në krye të diplomacisë europiane, Federica Mogherini tha se Brukseli nuk po përpiqet që të krijojë ndonjë ushtri evropiane.
“Ne nuk jemi duke u përpjekur për të formuar një ushtri evropiane, askush këtu nuk po flet për një ushtri evropiane. Ne jemi duke investuar në vendet anëtare me aktorë të cilët mund të ofrojnë më shumë siguri në rajon dhe në botë”, u tha Mogherini gazetarëve pas një takimi të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së të mbajtur në Bruksel.
Ajo theksoi se iniciativat e BE-së në fushën e mbrojtjes, janë në përputhje të plotë me NATO-n, duke shtuar se BE-ja i ndihmon shtetet anëtare për të përdorur në mënyrë efikase fondet e destinuara për mbrojtje.
Ajo theksoi se vendet anëtare të BE-së kanë plotësisht të drejta sovrane mbi forcat e tyre kombëtare.
Në fund, ajo vuri në dukje se Bashkimi Evropian nuk është një bashkim ushtarak, e as do të jetë ndonjëherë.
Presidenti francez Emmanuel Macron më parë tha se Evropa nuk do të jetë në gjendje të mbrojë veten “pa një ushtri të vërtetë evropiane”.
Presidenti rus Vladimir Putin tha gjithashtu se formimi i forcave të tilla ishte gjë “pozitive”, ndërkohë që mbështetja për ushtrinë evropiane është dhënë nga kryeministri hungarez Viktor Orban. /tesheshi.com/