Zyrtarja e BE-së, Frederica Mogherini, pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Mustafa, ka arritur të zhvillojë një takim me gjithë liderët e partive politike parlamentare dhe me udhëheqësit e shtetit.
Në takim, ajo ka arritur t’i bëjë bashkë: Isa Mustafën, Kadri Veselin, Visar Ymerin, Ardian Gjinin, Jakup Krasniqin dhe shefin e listës “Srpska”, Sllavko Simiç.
Ky takim është realizuar me qëllim të përkrahjes së saj për t’i bindur opozitën dhe Listën Serb që të votojnë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Ndërsa, opozita pritet t’ia thotë në sy Mogherinit qëndrimin e saj se nuk është kundër Demarkacionit por marrëveshjes aktuale, derisa “Srpska”, të paraqet kërkesën e saj kryesore që është themelimi i Asosacionit, për t’u rikthyer në institucione. /tesheshi.com/