Qendra e Bashkëjetesës Ndërfetare me qendër në Elbasan – QBNF – çeli siparin e zbatimit te projektit “Rrisim qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme më të sigurt”, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Në fjalën e hapjes, kryetari i QBNF, Dr. Arben Ramkaj uroi mireseardhjen duke falenderuar te pranishmit per angazhimin e tyre si edhe donatorët për bujarinë dhe besimin e treguar per QBNF.
Pasi bëri një panoramë të shkurtër por esenciale të situatës, ai theksoi arsyet e nevojës së këtij projekti për parandalimin dhe minimizimin e qasjeve ekstremiste.
Më tej, Dr. Ramkaj ia dha fjalën me rradhë për të përshëndetur:
Përfaqësuesit të Kordinatorit Kombëtar Kundër Ekstremizmit, z. Bardhyl Gosmishti, i cili vleresoi QBNF dhe punën në vazhdimësi;
Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, i cili evidentoi vazhdimësinë dhe sukseset e QBNF, si edhe angazhimin për mbështetje;
Prefektit, z. Klevis Xhoxhi, i cili premtoi bashkëpunim nga pozicioni i sapomarrë;
Drejtorit te Policisë Vendore të Qarkut Elbasan, z.Arjan Muça, i cili falenderoi për ftesën e QBNF për të qenë pjesë e projektit nëpërmjet Zyrës se Policimit në komunitet;
Drejtores së Zyrës Arsimore Vendore Elbasan, zj. Anila Çota, që po ashtu shprehu angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm;
Don Giuseppe Testes, i cili përshëndeti në emër të komuniteteve fetare të QBNF dhe theksoi vizionin e tonë në koherencë me organizmat mbarëbotërore, duke cituar edhe Papa Franceskun si promotor të vllazërimit ndërfetar;
kryetarit të Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, z. Aleksandër Çipa, i cili theksoi kontributin e fetarëve ne emancipimin e shoqërisë dhe në edukimin e brezave;
znj. Merita Bala nga Fondacioni i Zgjidhjes se Konflikteve – FZKPM – e cila shprehu falenderimin dhe gatishmërinë për të dhënë përvojën e duhur në menaxhimin e konflikteve nga vetë të rinjtë në komunitetet e tyre;
Dr. Manolita Hida nga organizata “Të Dëgjoj 366”, e cila theksoi vazhdimësinë e bashkëpunimit në disa projekte, duke ofruar shërbimin psiko-social për të rinjtë e shtresave të cenueshme.
Në fund, drejtori ekzekutiv i QBNF, z.Sokol Lulgjuraj, i cili pasi falenderoi të pranishmit, donatorin dhe asistenten e projektit, psikologen Elona Mustafaraj bëri një paraqitje teëdetajuar të Projektit. /tesheshi.com/