Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mjeku “covidolog” shpall Tiranën e sëmurë: E shëroj unë!

Ambicia e Dr. Ilir Alimehmetit për t’u kandiduar përballë Veliajt, nën siglën e PD-së

by te Sheshi
02/11/2022
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Mjeku “covidolog” shpall Tiranën e sëmurë: E shëroj unë!

Pasi u bë familjar nga media në gati dy vite pandemi, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti synon të marrë Tiranën politikisht, për të qenë kryebashkiak i saj. Jo si i pavarur, por nën siglën e PD-së, asaj të Berishës e jo të Alibeajt.

Në një mesazh publik, ai shpalli kryeqytetin si “të sëmurë” më bindjen se mund ta shërojë.

“Të dashur qytetarë të Tiranës,

 Të dashur miq,

Unë jam Dr. Ilir Alimehmeti, mjek dhe pedagog, lindur në Tiranë në vitin 1979, nga dy prindër mjekë me eksperiencë përkatësisht mbi 40 dhe 50-vjeçare. Përveç kulturës së punës dhe shërbimit ndaj personave në nevojë, ndërgjegja qytetare e të cilëve u shpalos edhe në angazhimet politike në Partinë Demokratike, ku, ndër të tjera, kanë shërbyer më parë si deputetë, kandidatë për deputet dhe këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës.

Lindur e rritur në këtë frymë, u mbrujta me besimin te vlerat, dija, vërtetësia dhe shërbimi, të cilat arrihen vetëm përmes edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës. Me eksperiencën time rreth 15-vjeçare si mjek dhe pas formimit si epidemiolog klinik në Europë Perëndimore, vendosa të rikthehem në Tiranë në vitin 2014 për t’i vënë frytet e punës, mundit dhe djersës në shërbim të komunitetit tim, në edukimin dhe shërimin e tij, si profesionist i shëndetësisë dhe si pedagog.

Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi, por bashkë u njohëm më gjerë për shkak të krizës së shëndetit publik që goditi botën gjatë tri viteve të kaluara. Ajo prani mediatike dhe ai adresim i publikut nuk erdhi si rrjedhojë e babëzisë për përfitime ekonomike dhe as e etjes për lavdi personale, por erdhi si rrjedhojë e përgjegjësisë qytetare për të vendosur dijet, vlerat dhe vërtetësinë në shërbim të komunitetit tonë të sëmurë e në nevojë.

Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.

Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.

Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë. Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne!

Së fundmi, dua të bëj një thirrje patjetër të marrim pjesë masivisht në protestën kombëtare të datës 12 nëntor 2022 pikërisht në Tiranën tonë, për të filluar çrrënjosjen e të keqes që ka pllakosur në çdo prag.

Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Protestën Kombëtare të 12 Nëntorit!

Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Primare!

Unë ju ftoj ju, ta shërojmë të gjithë së bashku Tiranën tonë!

Tirana është e jona!”, e mbyll me patetizëm politik deklaratën e tij Ilir Alimehmeti. /tesheshi.com/

Related Posts

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse
Bota & Rajoni

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025
Next Post
Rikthimi i Rusisë në marrëveshjen e Stambollit, bie çmimi i grurit

Rikthimi i Rusisë në marrëveshjen e Stambollit, bie çmimi i grurit

Sa pritet të kushtojë kjo kopje origjinale e Kushtetutës së SHBA?

Sa pritet të kushtojë kjo kopje origjinale e Kushtetutës së SHBA?

Nord Stream: rezultatet e hetimit në pikën e dëmtimit në Balltik

Nord Stream: rezultatet e hetimit në pikën e dëmtimit në Balltik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni