Trupi i një gruaje u gjet në një liqen të vendosur në pasurinë mbretërore, e cila është në afërsi të Pallatit Kensington, ku jetojnë Kate Middleton dhe Princi William, raportojnë mediat britanike.
Policia po heton rastin dhe deri më tani nuk ka lëshuar shumë info në lidhje me eshtrat misterioze njerëzore, të gjetura pranë shtëpisë së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Ata dyshuan se ishte trupi i artistes britanike Endellion Lycett Green, e cila ishte në kërkim, por familja e saj e hoqi atë dyshim, duke njoftuar se ajo u gjet e gjallë dhe e mirë.
Së bashku me Kate dhe William, Eugenie nga York dhe burri i saj Jack Brooksbank gjithashtu jetojnë afër, dhe nuk dihet ende nëse ndonjë nga familja mbretërore ishte e pranishme gjatë marrjes së trupit. /tesheshi.com/