Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Misteret” që shoqërojnë mosfunksionimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore të Prishtinës: kur “zemrat” e vetë drejtuesve kanë probleme!

by te Sheshi
01/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
“Misteret” që shoqërojnë mosfunksionimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore të Prishtinës: kur “zemrat” e vetë drejtuesve kanë probleme!

Nga Bashkim Kastrati

Edhe pse është investuar shumë në aparatura të ndryshme dhe pajisje tjera, Klinika e Kardiokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk është duke funksionuar. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë kjo klinikë nuk është duke funksionuar për shkak të mungesës së kardiokirurgëve. Ndërsa përfaqësues të federatave të sindikatave të shëndetësisë, thonë se klinika nuk po vihet në funksion për shkak të përfitimeve financiare që kanë grupe të ndryshme të interesit në sektorin privat, dhe se nëse kjo Klinikë do të funksionalizohej, do të shkonte në dëm të tyre.

E tërë nga kjo situatë, më së keqi po e pësojnë pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike në zëmër, të cilët duhet të paguajnë dhjetëra mijëra euro për intervenime të tilla, brenda apo jashtë vendit.

Mosfunksionimi i kësaj klinike po i kushton edhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka shpenzuar shuma të mëdha parash për shërimin e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve nga sëmundjet e zemrës. Vetëm gjatë vitit 2014 janë shpenzuar 490 mijë euro në spitale private, apo edhe në vendet e rajonit e më gjerë. E me gjithë këto para do të paguheshin kardiokirurgë që do të kryenin këto operime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës apo edhe të investoheshin në aparatura.

Klinika e Kardiokirurgjisë ishte funksionalizuar në vitin 2013, ku ishin kryer shumë operacione në zemër të hapur. Kjo ishte bërë e mundur pasi që disa mjekë vendas kanë bashkëpunuar me mjekë nga rajoni e Evropa, ku ishte punuar edhe me teknikë të re, pa asistim të aparatit të qarkullimit jashtë trupor, pra pa e ndalur punën e zemrës.

Ja pse u larguan dy kardiokirurgët që kryenin operime

Ndër ta që kanë kryer operime në këtë klinikë kanë qenë edhe kardiokirurgët Raif Qavolli dhe Adem Gerbollar, të cilët e kanë ndërprerë marrëdhënien e punës. Ata e kanë lënë punën duke shprehur pakënaqësi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tyre ka bërë marrëveshje me një spital privat për të kryer operime në zëmër dhe që ky bashkëpunim nuk ishte në nivelin e duhur, kishte mungesë të materialeve elementare dhe organizim në përgjithësi të dobët në klinikë.

“Kur themi se stafi është jo komplet duhet cekur se një pjesë e stafit vinte nga spitali privat (me marrëveshje të dyshimta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitali privat-IMH, ku një kohë ishim edhe ne duke punuar). Me staf ‘part-time’ vetëm në Kosovë bëhet kardiokirurgjia. Nëse do të ndodhë ndonjë komplikim ku është kardiokirurgu që e operoi pacientin (apo ekipi i tij)? Pasi ai të nesërmen do të udhëtojë (siç ndodhi në rastet e fundit), nuk do të jenë prezentë çka do të ndodhë”, kjo është njëra ndër tri pikat që këta dy kardiokirurgë e kanë ngritur në një letër publike.

Federata Sindikale: Funksionalizimi nuk po bëhet pasi do të dëmtonte spitalet private

Blerim Syla, kryetar i Federatës së sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka thënë për tesheshi.com se mosfunksionimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë nuk po funksionalizohet qëllimisht për të përfituar spitalet private dhe grupe të ndryshme të interesit.

“Shumë herë e kemi ngritur këtë çështje, por po ua them troç, këto janë interesa prarapolitike, ngase sa për kuadër kemi, ka edhe forma të pagesës për ta. Por kjo do të shkonte në dëm të spitaleve private, që siç po e shihni janë të lidhur ngushtë me politikën me disa media etj. Thjesht këta nuk e kanë hallin e qytetarit. Sa për informatë ka shumë kardiokirurgë shqiptarë që kanë shprehur vullnetin që të kontribuojnë në ketë aspekt, por janë stopuar dhe kjo gjendje do të vazhdojë derisa populli ta kuptojë se sa e rëndësishme është shëndetësia publike, e jo të na lënë ne sindikatën vetëm siç ishte rasti i fundit me spitalin Amerikan”, u shpreh Syla.

Në shtator dihet se kur do të rifunksionalizohet Klinika e Kardiokirurgjisë

Se nuk është duke funksionuar Klinika e Kardiokirurgjisë e konfirmon edhe drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka thënë për tesheshi.com se kjo klinikë nuk është funksionale për arsyet që deri më tani janë bërë të njohura dhe që lidhen kryesisht me mungesën e kuadrit të lartë profesional, përkatësisht kardiokirurgëve kosovarë.

“Deri në muajin shkurt të këtij viti, në Kardiokirurgji janë kryer operacione kryesisht me ekipe të kardiokirurgëve nga Italia, Turqia, Shqipëria, etj. Ato ndërhyrje kanë qenë të kohë pas kohshme. Më pas, për shkak të mungesës së kuadrit të përhershëm, kuadrit të lartë, është ndërprerë puna aty, ndërsa një pjesë të stafit të kësaj klinike, SHSKUK e ka angazhuar në punë në disa klinika të tjera derisa Kardiokirurgjia të kthehet në punë”, thotë Hoti.

Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë ka themeluar kohë më parë Këshillin Profesional për funksionalizimin e klinikës, i cili përveç kontakteve me kardiokirurgë shqiptarë që janë jashtë Kosovës, ka bërë kontakte edhe me kardiokirurgë të shteteve të tjera me qëllim që të sigurohen kushtet që kur Kardiokirurgjia të rifillojë punën dhe aty të punohet 24 orë.

“Në këtë aspekt, gjatë shtatorit, pritet të dilet me një qëndrim se kur do të rifillohet me punë aty, me që ka interesim të një numri të kardiokirurgëve kosovarë që janë jashtë që të vijnë për të punuar aty, por edhe të kardiokirurgëve nga vende të rajonit”, theksoi Hoti.

Ai thotë se klinika është shumë mirë e pajisur, dhe për sallat e saj kanë folur edhe kardiokirurgët nga Milano e Italisë që kur kanë qenë për të kryer disa ndërhyrje aty, kanë vlerësuar se sallat janë me standardet më të larta evropiane të mjekësisë. Edhe Këshilli që ka bërë një vlerësim të aparaturës dhe gjendjes së infrastrukturës ka konstatuar se në këtë aspekt, klinika është mjaft mirë.

“Qeveria e Italisë ka investuar në këtë projekt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë në vlera të konsiderueshme të mjeteve financiare, por jo në vlera aq të mëdha aq sa dëgjohet në shkrime të ndryshme. Projekti italian me Qeverinë e Kosovës ka vlerën rreth 3 mil euro që nënkupton edhe pajisjet edhe trajnimin e stafit dhe çështje të tjera dhe ky projekt është në zhvillim e sipër, d.m.th nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Hoti. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Nga Fitim ZEKTHI: Çfarë tregon prishja e kishës në Himarë

Nga Fitim ZEKTHI: Çfarë tregon prishja e kishës në Himarë

Kujdes nga humbja e tepërt e flokëve dhe puçrrat në fytyrë, ja çfarë sëmundje mund të keni

Kujdes nga humbja e tepërt e flokëve dhe puçrrat në fytyrë, ja çfarë sëmundje mund të keni

Protestë e refugjatëve në stacionin e trenave në Budapest: na lejoni të shkojmë në Gjermani

Protestë e refugjatëve në stacionin e trenave në Budapest: na lejoni të shkojmë në Gjermani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni