“Nuk jemi vend kristianizmi, kristianizmi ishte atje, tek… kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar kristianizmin seksi, që nuk është aq seksi…”
“… Kristianizmi nuk jep garanci, ky është problemi…. Ka rrezik të prishë edhe BE… Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika.”
Nëse këto fjalë do të kishte guxuar t’i thoshte dikush faqe njerëzve, faqe mediave, ai me siguri do duhej së paku të jepte llogari diku për kurajën e tij. Për të mos folur për përcjelljen e këtyre fjalëve në media. As që bëhet fjalë të ndodhte! Dhe kjo është fare e natyrshme, pasi fjalët e thëna janë provokuese, fyese e poshtëruese.
Këto janë paragrafë të një raportimi të ndeshur sot në një pjesë të madhe të faqeve elektronike, qofshin gazeta apo portale. Veçse me një ndryshim të vetëm, në vend të fjalës kristiane gjendet fjala islame, në vend të fjalës kristianizmi është fjala islami.
Janë publikuar kudo, pa drojen se mund t’i prekin në ndjenja mijëra muslimanë, mijëra ndjekës të fesë islame. Eshtë ky një ritual i përhershëm tani: çdo gjë që cenon dinjitetin e një muslimani gjendet ku mundet e publikohet, për të mos e lënë atë rehat, në punë të tij.
Muslimani patjetër duhet provokuar, patjetër duhet fyer, duhet kompleksuar…
Dhe kur lënda mungon, ajo rezervë është gati.
Një i roitur, një plak i marrë, i ka thënë ca fjalë, të përsëritura shpesh prej tij, e media menjëherë i ka riprodhuar, a thua se mezi është pritur të hapë gojën ai teveqel. E jo vetëm kaq, vetë raportimi mediatik ka nisur me një ngacmim të lexuesit në paraqitjen e bërë plakut qimebardhë, por shpirtzi.
Që regjimi komunist ka qenë mizor, kjo dihet, por që ca e kanë merituar burgun, edhe kjo është mësuar tashmë, më shumë se dy dekada pasi një pjesë njerëzish kanë treguar se kanë qenë e janë veç për në atë vend.
Një prej atyre njerëzve që e kanë patur hak burgun ka qenë Maks Velo, ky mjeran që nxjerr veç bajga nga goja.
Që ai është një i marrë, e që as duhet t’i vihet veshi, këtë e dimë të gjithë…
Puna është pse marroset media dhe e shumëfishon fjalën e tij? /tesheshi.com/