Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, njoftoi një aplikacion të quajtur “Ambasada ime”, me anë të së cilës kërkon që të denoncohet çdo rast kur shërbimet diplomatike shqiptare nuk e kryejnë si duhet detyrën ndaj shtetasve respektivë.
Duke bërë me dije dhe mënyrën e funkisonimit, Cakaj shkruan: Ju lutem sillni në vëmendje çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para jush në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.
Rubrika e re ‘Raporto’ garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz”, shkruan Cakaj. /tesheshi.com/