Ai thotë se është besimtar i madh, por dhe jugosllav, pra ithtar i një ish-shteti multientik që u bazua në kredon e Bashkim-Vëllazërimit, i cili një ditë do shkërmoqej ideologjikisht, për t’u shndërruar në një kasaphanë nacionaliste. Ai quhej Milovan dhe më pas në vitin 1992 u konvertua në Islam. Ish-Milovani, ose Safeti aktual, ka lindur në një familje të përzier. Babai e ka patur ortodoks, nënën katolike, por vetë ka vendosur të jetë e jetojë si musliman. Ai jeton afër Sarajevës.
“Në vitin 1991 jam deklaruar jugosllav, ndërsa në familje nuk kam ndier fe, as prindërit e mi, as si katolik e as si ortodoks. Pjesën më të madhe të jetës kam qenë me muslimanë. Nga klasa e parë deri në shkollën e mesme kanë qenë në një klasë me muslimanë”, e citojnë atë mediat e Beogradit. Dhe sipas Telegrafit serb, ai kurrë nuk ka ndjerë ndonjë shqetësim në një ambient të tillë të një besimi tjetër nga ai i tij që kish trashëguar në familje.
“Edhe pse në atë kohë isha Millovan, isha shumë i afërt me muslimanët, i kam ndihmuar dhe ata më kanë ndihmuar. Ndaj kam menduar se u takoj atyre”, thttps://youtu.be/h-oKcE4uGMEhotë ai.
Kur Jugosllavia u shpërbë, ai thotë se nuk e ndjente se i përkiste kujt prej identiteve, fetare apo nacionale. Por më pas, fetarisht vendosi të jetë musliman.
“Në vitin 1992 u konvertova në Islam”, duke u mjaftuar t’i thotë babait se “nuk i harroj rrënjët e mia ortodokse”, thotë Safeti. /tesheshi.com/