Sapo kryeministri Rama prezantoi segmentin Milot-Fier, opozita nisi të sheh dhe aty një vjedhje. Madje për kreun demokrat Basha, një pjesë e saj është ndërtuar nën qeverisjen e PD.
“Kanë dhënë konçesion 1.2 miliard Euro për rrugën imagjinare Milot- Fier. Imagjinare sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar. Është ndërtuar atëherë, kur tallej Edi Rama, kur thoshte ‘Rrugë, rrugë, rrugë…’ dhe i binte Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur i binte mbi gomar dhe jo sikur ecte mbi rrugë, vetëm sepse atë e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm se e kishte ndërtuar kundërshtari politik”, tha Basha nga Divjaka.
Reagoi Rama, duke shkruar: “Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!
Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin, turp”, u shpreh i pari qeverisë. /tesheshi.com/