Migrimi në vendet e Bashkimit Evropian rriti popullsinë e tij totale në vitin 2023, megjithëse vdekshmëria në bllok është më e lartë se lindjet, treguan të dhënat e BE-së të publikuara të enjten.
Pas një rënie të numrit të banorëve në 2020 dhe 2021, e cila lidhej me ndikimin e pandemisë COVID-19, numri i banorëve të BE-së së 27 vendeve u rrit për të dytin vit radhazi nga 447.6 milionë në 449.2 milionë vitin e kaluar.
Migrimi i brendshëm neto përfshin veçanërisht ardhjen e personave të zhvendosur nga Ukraina, të cilët po iknin nga lufta me Rusinë, njoftoi Eurostat, departamenti i statistikave të BE-së.
Niveli i ulët i lindjeve në Evropë do të thotë se i ashtuquajturi komponent “natyror” i popullsisë – lindjet minus vdekjet – ka qenë negativ ose i ndenjur që nga viti 2012.
Kjo, e kombinuar me plakjen demografike, ka çuar në shqetësime për mungesën e fuqisë punëtore dhe financimin e ardhshëm të shteteve kombëtare të mirëqenies. /tesheshi.com/