Rritet frika e autoriteteve greke për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme në kampin e Idomenit. Morrat, zgjebja dhe parazitë të tjerë rrezikojnë plasjen e epidemive mes 10 mijë refugjatëve që janë bllokuar dhe po strehohen në këtë kamp.
Kjo ka qenë arsyeja kryesore që përmes fletave të shkruara në katër gjuhë të ndryshme, mes së cilave edhe në arabisht, autoritetet po u kërkojnë migrantëve të zhvendosen në kampe të tjera, në të cilat kushtet higjienike janë më të mira. /tesheshi.com/