Korporata ruse MiG është duke ndërtuar drone luftarake me shpejtësi të lartë që mund të operojnë në të njëjtin sistem informacioni si avionët luftarakë MiG-35 dhe aeroplanë të tjerë, informoi vetë korporata.
“MiG Corporation po punon për ndërtimin e komplekseve ajrore bazuar në mjete ajrore pa pilot të shpejtësisë së lartë. Pritet që ata të kenë potencial të lartë luftarak dhe të jenë në gjendje të përdoren brenda një sistemi të vetëm me avionët MiG-35 dhe të tjerët”.
Shtohet se produkti më i rëndësishëm i kompanisë – avioni MiG-35 – është duke u prodhuar sot për Ministrinë e Mbrojtjes Ruse nën një kontratë të lidhur në Forumin e Ushtrisë 2018.
“Disa aeroplanë MiG-35 janë tashmë në përdorim në ushtri. Korporata është duke modernizuar aeroplanët luftarakë multifunksional MiG-31 përgjues të përdorur tani nga Forcat Hapësinore Ajrore të Rusisë. Këto aeroplanë nuk kanë asnjë të ngjashëm në botë,” përfundon deklarata.
Korporata MiG sot shënon 80-vjetorin e ekzistencës së saj. /tesheshi.com/