Presidenti Meta e dekretuar më në fund shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm, duke dekretuar njëherësh kryeministrin Rama si pasaradhës së tij në krye të diplomacisë shqiptare.
“Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që : Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kështu, për herë të parë në 5 vite qeverisjes e krejt aksidentalisht, Rama do mbajë dy poste qeveritare njëherësh.
Ai ka lënë të kuptuar se pas riformimit të Gjykatës Kushtetuese, do e çojë aty çështjen Cakaj, për t’ja lënë pikërisht këtij të fundit postin që do mbajë vetë përkohësisht, gjithnjë nëse Kushtetuesja i jep të drejtë atij e jo presidentit.
Aludohej se Meta mund të refuzonte dhe vetë Ramën, gjykuar nga tensioni politik mes tyre, por kreu i shtetit ka vendosur të shkoj më tej me “përgjegjshmërinë e tij në ushtrimin e detyrës”. /tesheshi.com/