Presidenti Meta e nisi ditën me një mesazh tipik opozitar, duke iu bashkangjitur akuzës së re të PD-LSI mbi manipulim të pjesëmarrjes në votimet e një jave më parë më 30 qershor, e hedhur të tjerë hapa “lakuriq” drejt të qënit krah opozitës.
“Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan kreu i shtetit.
Ky ishte dhe mesazhi pasardhësi i një tjetri, në duke i zakonshëm, por dhe kontravers në raport me foton e shfaqur dhe staturën e një presidenti. Duke u shfaqur me rroba banjoje buzë detit, ai shkroi: “Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të mrekullueshme”.
Por të mësuar tashmë prej javësh me mesazhet e tij të forta politike, të drejtpërdrejta e me nëntekste, nuku kuptua se ç’fshihej pas pamjes së tij prej plazhisti dhe mesazhit përcjellës, pas asnjë gjakim politik.