Lëvizja Socialiste për integrim ka larguar të gjithë drejtuesit e saj në qytetin e Pogradecit pas humbjes së garës për bashkinë, e cila u fitua nga kandidati i PD-së-
Për LSI humbja në zgjedhjet e 21 qershorit në Pogradec është e papranueshme dhe për këtë do të ketë një riorganizim të strukturave të kësaj partie në Pogradec.
Në mbledhjen e kryesisë së LSI, Meta tha se zhgënjimi më i madh është për qytetarët e Pogradecit.
“Për Pogradecin nuk do të fillojnë analiza, por me një riorganizim nga e para të gjithë LSI së Pogradecit. Është një rezultat që nuk mund ta pranojmë, një rezultat ku përgjegjësia është e shumë faktorëve, por në radhë të parë përgjegjëësinë do ta kërkojmë tek vetja jonë, nga strukturat tona atje, që na sollën një zhgënjim të madh në raport me qytetarët e Pogradecit. Në fillim të javës së ardhshme do të fillojmë këtë proces analizash në të gjithë vendin, duke filluar me një komitet të ri organizativ në LSI e Pogradecit”.
/tesheshi.com/