Edhe pse të gjitha procesverbalet e numërimit janë firmosur nga palët pa asnjë kontestim, Ilir Meta beson se në kuti ka tjetër rezultat.
Në një reagim ndaj faktit se parlamenti po bëhet gati ta shkarkojë nga posti i kreut të shtetit, Meta, me gjuhën e zëdhënësit kërkon që të hapen kutitë.
“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, thuhet nga Presidenca.
Kujtojmë: deviza “Hap kutitë” ishte ajo e Ramës pas zgjedhjeve të 2009, pas së cilave Meta bëri aleancë me Berishën, duke i dhuruar dhe një tjetër mandate qeverisës.
Por ndryshe nga sot, ndryshe nga mënyra si e kërkon Meta, Rama kërkonte hapje kutish të kontestuara dhe bazuar qartë në kodin zgjedhor të atëhershëm. Dhe bëhej fjalë vetëm për ca pak kuti, të cilat mund të numëroheshin brenda një dite ose në pak orë. /tesheshi.com/