Presidenti Meta i është rikthyer statuseve të tij nervoze në betejën e ashpër me mazhorancës -kujtojmë: prej asaj nga e cila është përzgjedhur dhe votuar si kreu i shtetit – duke e ironizuar e sulmuar për shkak të një votimi në parlament që i hoqi detyrimin formal të ceremonisë së betimit në Presidencë, për të zgjedhurit e rinj të institucioneve të dala nga Reforma në Drejtësi.
“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.
Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.
Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet ‘Ndiq paratë’ se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, shkruan Meta.
Ndërkohë, siç mund të vihet re, Meta kabërë ironi me një shprehje të ambasadorit Soreca – “ndiq paratë” – si mbështetje për “Anti-KÇK”-në qeveritare. /tesheshi.com/