Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka pranuar të komentojë aktet e kreut të shtetit me kthim dekretesh, apo ku veçojnë dhe refuzimet e ministrave, Lleshajt më parë e Cakajt së fundi.
Figura e lartë e mazhorancës tha se duhej pritur Gjykata Kushtetuese, ajo pra që duhet të japë verdiktin mbi përplasjet e fundit Kryeministri – Presidencë.
“Nuk vendos në diskutim a ka të drejtë Presidenti apo jo. Kushtetuta thotë se Presidenti duhet të shprehet me dekret. Kur të ngrihet Gjykata të Kushtetuesja të shprehet ajo dhe ne të heshtim të gjithë”, tha Ruçi, i cili gjithsesi e ka dhënë një gjykim mbi Metën, sjelljet e tij politike. Kjo, pasi u pyet nëse ishte bërë pishman për votimin e Metës si president.
“Absolutisht nuk jam bërë pishman. Por nuk kam pritur që presidenti të operojë sipas orekseve politike, elektorale apo partiake të asnjë pale. Kam pritur dhe pres që Meta të zbatojë Kushtetutën”, tha kreu i Kuvendit. /tesheshi.com/