Presidenti Ilir Meta duket se ka mbetur me mbresa të veçanta nga vizita e tij jo zyrtare në Medvegjë. I kthyer në Shqipëri për ceremonitë e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ai ka zgjedhur të urojë shqiptarët në ditën e Flamurit në Facebook, me një poezi.
Bëhet fjalë për një video të recitimit të një vogëlusheje në Tupallaj të Medvegjës. “Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!”, shkruan Meta.
“Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës”, thotë presidenti. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1590544784325122/