Më e humbura skuadër e ndeshjeve të luajtura të martën e të mërkurën në kampionatin italian, për javën e dhjetë, ka qenë Milani. Nga fitorja e së shtunës së shkuar ndaj Juventusit, Milanit i iku menjëherë shkëlqimi me një humbje 3-0 ndaj Xhenovës të martën.
Ndryshe Milanit, Juventusi, Napoli, Interi, Roma e Lacio kanë fituar në përballjet e tyre.
Juventusi shumë pak e ka vënë në diskutim fitoren ndaj Sampdorias, duke i mundur xhenovezët 4-1.
Me të njëjtin rezultat ka fituar Lacio ndaj Kaljarit. Skuadra tjetër e kryeqytetit, Roma, ka mposhtur 1-3 Sasuolon në transfertë. Edhe pse kanë qenë humbje për thuajse 60 minuta, romanët kanë ditur ta kthejnë ndeshjen në anën e tyre.
Napoli ka marrë një trepikësh të vlefshëm në fitoren 2-0 ndaj Empolit, që i shërben moralit të skuadrës, të rënë pas një serie negative rezultatesh.
Interi ka fituar me vështirësi ndaj Torinos, 2-1; një takim i vendosur nga dy golat e Icardi-t.
Atalanta nuk e njeh humbjen prej pesë ndeshjesh, që nga 21 shtatori. Pas fitores ndaj Interit ka ardhur ajo ndaj Peskarës në transfertë. Skuadra e Berishës, i kthyer në element kyç, fitoi 0-1 ndaj Peskarës, që i kishte në lojë dy shqiptarët në fillim të ndeshjes, Memushajn dhe Manajn.
Në barazim 1-1 kanë përfunduar dy takime: Kievo – Bolonja dhe Fiorentina – Krotone.
Sonte luhet ndeshja e fundit e javës së dhjetë, Palermo – Udineze. /tesheshi.com/