Shtetet e Bashkuara do të inkurajojnë qeverinë e re të Kosovës për t’i dhënë përparësi negociatave me Serbinë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Ai tha këtë gjatë një konferencë në Uashington, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Zëri i Amerikës (VoA) për të komentuar mbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Më parë, Albin Kurti, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, partia që arriti një fitore bindëse në zgjedhjet e së dielës – më bindëe që nga shpallja e pavarësisë në 2008 – tha se dialogu me Serbinë nuk do të ishte përparësia e tij.
Dialogu i sponsorizuar nga BE
“Kur bëhet fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht atë nën kujdesin e Bashkimit Evropian, me synimin për të arritur një marrëveshje mbi normalizimin gjithëpërfshirës, fokusi i së cilës duhet të jetë në njohjen e ndërsjelltë,” tha Price.
“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë kur ajo të formohet, kryesisht mbi çështjet prioritare, si të promovojmë paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe rajon,” shtoi Price.
Ai përfundoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e administratës së mëparshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. /tesheshi.com/