Mit’hat Havari, një ish-shef i lartë policie në kohë të trazuara, siç post ’97-ta, duke shkruar historinë e tij personale si tmerr për krimin, me intergritet të lartë moral e profesional, u përcolli mesazhin atyre që drejtojnë rendin sot, krerëve të Policisë, se “njeriu një herë vdes”, si një inspirim ky që ta kryejnë detyrën siç u takon në përballje me krimin.
Duke folur në një studio televizive mbi masakrën e Dobraçit në Shkodër, ku në shënjestër të akuzave për katër të vrarë, mes dy burrë e grua të pafajshëm, janë Bajrat famëkëqinj, Mit’hat Havari kërkoi që vetëm atëherë kur vetë krerët e komisariateve apo drejtorët e lartë policorë të dalin vetë në terren, atëherë dhe polici i thjeshtë do jetë i motivuar e karrikuar për luftë me krimin, e jo që ata të rrinë zyrave. Atëherë, tha ai, “do ta shihnin Bajrat dhe kush i ka bërë ata”.
E megjithatë, emra të tillë si Mit’hat Havari e Edmond Koseni, teksa shihet që të tillë me nuk ka në rend prej vitesh, emra që e bëjnë vërtet zap krimin pa iu tutur as vdekjes që mund t’i marrë prej tyre, nuk ishin në preferencat e qeverisjes “Rama”, e njollosur rëndë edhe në rend prej krimit që “i bën zbor” dhe Policisë. /tesheshi.com/