Presidenti Meta përcolli mesazhin e fundit në rrjete, në ditën e fundit si President, i gjithi politik. Sipas tij, tashmë më të të rikthyer, Shqipërinë e pret një “agim i ri”, duke u vetëidentifikuar me një Mesia politike.
“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar Meta, që tashmë pritet t’i bashkohet Berishës për të rrëzuar Ramën, duke rimarrë drejtimin e LSI-së së tij.
Ai beson se me të është pjesa e ndershme e shoqërisë dhe për këtë i është referuar asaj që e quan “popull i 2 marsit”, që në fakt ishte një protestë e rëndomtë anti-qeveri me militancën e PD-së në shesh.
“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkruan Meta. /tesheshi.com/