Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeti hapur këtë të enjte Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në konflikt me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Kjo pasi qeveria hungareze fillim të kësaj jave nisi një fushatë kundër Junckerit e Sorosit, me akuza se duan t’i imponojnë Hungarisë një politikë për të pranuar refugjatët.
“Unë mund të them vetëm se Jean-Claude Juncker gëzon mbështetjen time dhe solidaritet të plotë”, tha Merkel në Berlin.
Kancelarja njoftoi se solidariteti me Junckerin do e detyrojë që së shpejti të ketë “diskutime me Hungarinë me zë të lartë dhe për t’ja bërë të qartë”.
Më parë të martën, Juncker tha se partia e kryeministrit hungarez duhet të largohet nga grupi PPE i qendrës së djathtë dhe e krahasoi Orbanin me Marine Le Pen, udhëheqësen e ekstremit të djathtë franceze. /tesheshi.com/