Në prag të një konference mbi Ballkanin Perëndimor në Poznan, e cila do të mbahet më 5 korrik, kancelarja Merkel përcolli me një mesazh ku tha se ka ardhur koha që rajoni të jetojë në paqe. Për këtë, ajo solli shembullin e Marraveshjes së Prespës mes Shkupit e Athinës.
“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras, kanë dëshmuar se mund të zgjidhen konfliktet, dhe me këtë rast i kanë hapur Maqedonisë Veriore perspektivën për të filluar negociatat e pranimit me BE dhe hyrjen e vendit në NATO”, tha Merkel.
Sipas saj, kjo duhet të ndodhë dhe me Kosovën e Serbinë.
“Një shembull i tillë pozitiv duhet të jetë inkurajim për të zgjidhur problemet në Bosnje dhe Herzegovinë, si ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka theksuar Merkel.
Sipas saj, pajtimi sjell dhe zhvillim.
“Ne duhet të ndërtojmë autostrada, hekurudha, rrugë .. sepse ne e dimë se, kur njerëzit janë të lidhur me infrastrukturë, pastaj do të vizitojë, shohin dhe takojnë më shumë njëri-tjetrin”, theksoi Merkel.
Në gjykimin e saj, situata nuk është ajo që duhej të ishte, edhe pse nuk ka konflikt të hapur.
“Sot situata në Ballkanin Perëndimor është e qetë, por ka sfida që duhet të zgjidhen dhe është e nevojshme për të përmbushur kushtet për përgatitjen e vendeve për pranimin në BE. Rruga është akoma e çrregullt”, tha Merkel. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/Bundesregierung/videos/1258503730989629/?t=8