Kancelarja gjermane Angela Merkel pati një tjetër dridhje, kësaj here gjatë pritjes së kryeministrit finlandez Antti Rhein në Berlin, raporton Reuters.
Trazimet në fizikun e saj, të cilat kanë shqetësuar të gjithë opinionin, u shfaqën që muajin e kaluar kur ajo priti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky. Ndërsa herën e dytë u dridh gjatë ceremonisë së emërimit të një ministri të ri pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier.
Pas këtyre dy ngjarjeve, kancelarja gjermane tha se ajo i kuptonte pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ndihej mirë.
Edhe së fundi, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Kancelarja është e mirë. /tesheshi.com/
#BREAKING: #Germany's #Merkel again phisically shaking, as she welcomes Finnish PM at the chancellery and the band is playing anthem's
pic.twitter.com/IOwFUDVvJ5— Amichai Stein (@AmichaiStein1) July 10, 2019