Në Itali merkatoja e lojtarëve mbetet aktive, veçanërisht pasi skuadrat kanë parë “dobësitë” në javët e para.
Dita e martë ka qenë shumë “e gjallë” për skuadrat që do të luajnë në Seria A, pasi janë mbyllur disa marrëveshje.
Kështu Juventus do të sigurojë mbrojtjen me gjermanin Howedes, që luante për Shalke 04.
Interi gjithashtu ka siguruar një tjetër mbrojtës gjerman, Shkodran Mustafin, ndërkohë që ka shitur tek Monaco sulmuesin Jovetic, të cilit i bashkohet edhe Keita Balde i Lacios, tek kampionët e Francës.
Roma ka firmosur me çekun Shick, i cili ishte në radarët e Juventusit e Interit, të cilët u treguan të pavendosur.
Napoli ka shitur tek Kaljari sulmuesin Pavoleti, ndërkohë që Sampdoria dëshiron sulmuesin tjetër të napoletanëve, Zapata.
Milanin “e ka gjetur belaja” me Niang, për të cilin Torino po bën gati ofertën finale.
Me sa duket ditët e fundit të merkatos, kanë lënë për në fund edhe goditjet konkrete, pas qindra negociatave e “matjeve të pulsit” që ekipet u kanë bërë lojtarëve e klubeve të ndryshme.
Një gjë është e sigurtë, Seria A e këtij sezoni, nuk do të jetë një monolog i Juventusit, por deri tani, të paktën heptalog. /tesheshi.com/