Real Madrid kërkon të blejë argjentinasin Mauro Icardi nga Interi në merkaton e janarit.
Sipas gazetës spanjolle AS, Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, do të bëjë gjithçka për ta sjellë Icardin 25-vjeçar në Madrid.
Argjentinasi ka qenë në listën e dëshirave të klubit mbretëror për muaj të tërë.
Ai nuk pranoi të nënshkruante një kontratë të re me Interin, e ajo aktualja përfundon më 2021.
Megjithëse ende nuk dihet se sa Inter do të kërkojë për Icardi, sulmuesi 25-vjeçar në kontratë ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh.
AS thotë se Real do të përpiqet të negociojë një çmim më të ulët, por spanjollët thuhet se janë gati të aktivizojnë tjetër klauzolë nëse është e nevojshme.
Icardi erdhi në Inter në vitin 2013 nga Sampdoria për vetëm 13 milionë euro dhe në 204 paraqitje për klubin milanez ka shënuar 120 gola. /tesheshi.com/