Igor Mangushev, ish-udhëheqësi i një lëvizjeje nacionaliste ruse dhe një vullnetar rus në Donbas, tregon kafkën e një ushtari ukrainas, duke thënë se Ukraina jo vetëm që duhet të denazizohet, por edhe të shkatërrohet plotësisht.
“Ne jemi gjallë, por ai tashmë ka vdekur. Le të digjet në ferr. Ai ishte i pafat. Ne nuk jemi në luftë kundër njerëzve mish e gjak, por kundër ideve. Ideja e një shteti ukrainas anti-rus. Nuk mund të ketë paqe. Ne duhet të de-ukrainizojmë Ukrainën, duhet të kthejmë tokat tona ruse”, tha Mangushev.
Ky akt tregon më së miri nivelin e indoktrinimit rus karshi Ukrainës, në fakt të ngjashme me nazizmin, duke përdorur një kartë të sajuar si denaizizimi. /tesheshi.com/