Kampioni i Botës në Formula 1 Lewis Hamilton vërtet endet fabrikave të Mercedesit për të testuar ndryshimet teknologjike të makinës që “i dha krahë” për të fituar disa tituj, por ai nuk e ka fshehur dot dobësinë për Ferrarin.
32-vjeçari britanik mësohet se ka blerë një “kokëkuqe” 1 milion paund për qejfin e tij, duke kërkuar adrenalinë me ngjyrë tjetër në rrugët normale.
Edhe pse stafi i tij është përpjekur ta mbajë të fshehtë këtë trill të pilotit, ka qenë një miku i tij aktor, humoristi anglez i njohur si King Bach, ai që i ka bërë “me dhimbje koke” njerëzit e enturazhit të Hamilton, duke publikuar video të pilotit duke hyrë në makinën e sapoblerë.
Megjithatë më shumë janë bërë keq njerëzit e stafit se vetë kampioni, pasi Hamilton, është kokë më vete e nuk pyet shumë se çfarë efekti krijon, diçka që i pëlqen ta ketë. /tesheshi.com/