Të paktën 14 persona mbetën të vdekur dhe tetë të tjerë u plagosën, pas një sulmi në një qendër rehabilituese në qytetin Chihuahua në Meksikë.
Disa persona të maskuar sulmuan me armë një qendër të rehabilitimit nga droga, duke qëlluar mbi njerëzit që ndodheshin brenda.
Policia ka thënë që motivet e këtij sulmi ende janë të paqarta.
Ndërsa forcat e sigurisë kanë vendosur pika kontrolli nëpër qytet, por ende nuk kanë arritur të kapin autorët. /tesheshi.com/