Mediat serbe bëjnë të ditur se deputetët që firmosën shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kosovë kanë tërhequr firmat. Kjo duke iu referuar deputetit të opozitës në Kosovë, Ilir Deda, që tha për Tanjugun se nuk mjaftojnë 35 firma që kanë mbetur tani.
“Liderët e Kosovës kanë humbur të gjithë besueshmërinë e tyre”, tha Deda, duke iu referuar Hashim Thaçit.
Ndërkaq, Tanjug bën të ditur se Daut Haradinaj ka deklaruar se nisma për zhbërjen e Speciales është e hapur dhe legale. Vëllai i kryeministrit të Kosovës, deklaroi se UÇK do të dalë në terren nëse do të arrestohen pjesëtarët e saj.
Haradinaj tha se partitë politikë në vend u është dashur të mendojnë që në vitin 2015 dhe të mos e votojnë Specialen dhe se tani nuk ka arsye që dikush të jetë i frikësuar.
“Nuk do të ndjehej mirë nëse ndonjëri prej bashkëluftëtarëve të tij arrestohet nga kjo gjykatë.
Instrumenti i UÇK-së do të riaktualizohet në Kosovë në momentin që nisin arrestimet nga Gjykata Speciale”, ka thënë Haradinaj. /tesheshi.com/