Perëndimi po planifikon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Mediat serbe vazhdojnë aludimet lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gazeta “Blic” shkruan se, Perëndimi planifikon që me këtë dokument t’i mundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, Këshillin e Europës, OSBE dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.
“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si ‘Bruksel 2’, që ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare, është e parashikuar me kornizën strategjike të BE-së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Nga ana tjetër, qëllimi i qeverisë në Beograd është që Serbia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2018”, shkruan gazeta “Blic”.
Qëllimi i Perëndimit është, sipas gazetës serbe, një “sekret publik” në qarqet diplomatike, por kreu i shtetit serb, Tomisllav Nikoliç është njoftuar për këtë.